Butrinti,
ky vend i rrallë i arkeologjisë,ky mikrokozmos i historisë
3000 vjeçare mesdhetare që nga periudha e Grekëve
të lashtë deri në atë Veneciane ndodhet në
skajin më jugor të Shqipërisë, 15 km në
jug të Sarandës. Butrinti ndodhet në më |
pak
se 10 km larg ishullit të Korfuzit, ai lidhet me Mesdheun nëpërmjet
kanalit te Vivarit,i cili rrjedh nga liqeni i tij në detin
Jon. Butrinti ruan mjaft monumente të lashtësisë
së tij. Një nga pasuritë kulturore më të
mëdha të qytetit të lashtë është TEATRI
ANTIK i tij, i ndërtuar në shekullin e 3 p.e.s. Teatri
antik me rreth 700 vënde ndodhet në këmbë të
Akropolit dhe në mes dy tempujve. |
|