Gjithçka
filloi si një ëndërr e cila endej për mjaft
kohë në mendjet dhe zemrat tona. U desh ardhja e mileniumit
të ri, viti 2000, inisiativa e Qendrës Kombëtare
të Teatrit Mesdhetar dhe mbështetja e veçantë
e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
që kjo ëndërr të kthehet në realitet.
Teatri antik i Butrintit u ringjall pas më se 2500 vjetësh
me Festivalin Ndërkombëtar i cili mori emblemën “Butrinti
2000”.
Pas shumë vitesh Qendra Kombëtare e Teatrit Mesdhetar si ideatore dhe organizatore e Festivalit mbështetur në mënyrë të veçantë nga MTKRS konstaton me kënaqësi vlerësime të shumta nga të pranishmit, të ftuarit e vendit dhe të huaj, nga media e shkruar dhe elektronike, si një aktivitet me përmasa europiane, që tashmë ka marrë pasaportën integruese, duke hapur një dritare të vyer për gjithë komunitetin e artistëve shqiptarë si dhe duke dhënë edhe një kontribut të drejtpërdrejtë në promovimin e turizmit kulturor. Zhvilluar në një nga perlat e Mesdheut, në teatrin Antik të Butrintit, në edicionet e këtij aktiviteti, kanë marrë pjesë trupa teatrore profesioniste nga shumë vënde të botës si : Anglia, Italia, Franca, Greqia, Qipro, Zvicra, USA, Polonia, Rumania, Bullgaria, Kroacia, Serbia, Ukraina, Spanja, Hungaria, Hollanda, Suedia, Maqedonia, Kosova, Gjermania, Çekia Nga këto vënde kanë pasur fatin të luajnë në skenën magjike të Butrintit rreth 1980 artistë, si dhe janë ndjekur nga përreth 37.500 spektatorë vëndas e të huaj. .
| |
|
|
Alfred
Bualoti
Drejtor i Festivalit |
|
Next |
|
|