Brenda këtij aktiviteti me vlera unike, do të zhvillohen edhe veprimtari te tjera si: ekspozimi i materialeve promocionale që kanë lidhje me turizmin, ekspozitë e pikturës nga piktorë të vëndeve pjesëmarrës, koncerte të muzikës klasike Në të njëjtën kohë, nje vend të rëndësishëm do të zënë tavolinat debat mbi teatrin, turizmin kulturor, marketingun dhe mundësitë reale për shkëmbimin e eksperiencave në fushën e teatrit dhe turizmit.
Duke qene se zhvillohet ne sezonin veror jane te shumte turistet e huaj.
Endrra Ballkanike”,dëshira dhe dilema e kaherëshme
e mirëkuptimit, paqes, bashkpunimit, integrimit dhe lirive
njerëzore, të një gadishulli plot me trazira legjenda
e mite.Kjo sintezë historike, etike dhe estetike u bë
realitet në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit
“Butrinti 2000”, i cili hapi gjijtë e tij të
vlyer si thellë në histori, për të pritur reagimet,
gëzimet dhe dhimbjet njerëzore përballë rrjedhës
imponuese të historisë. Festivali Ndërkombëtar
i Teatrit “Butrintit 2000” është simbol i
ballafaqimit të kulturave dhe i lirisë të krijimit
artistik .Ai është arenë e dramaturgjisë së
mjeshtrave të mëdhenj, të cilët vijnë dhe
aktualizohen prej mbartësve të një realiteti bashkëkohor.
Duke pasur në vëmëndje kryesisht repertorin antik,
mesjetar dhe klasik festivali ngjan me një rikthim drejt origjinave,
drejt tempullit të kahershëm: Teatrit.E gjithë kjo
jep shansin e një perceptimi estetik, sa muzeal aq edhe modern
në një rajon që çdo ditë kërkon
të formulojë identitetin dhe të synojë integrimin.Ky
është shpirti i festivalit Ndërkombëtar të
Teatrit “Butrinti 2000”, kur gjithçka e projektuar
nis nga lidhjet e pa zgjdhëshme të etikës personale
me atë sociale, dhe të qënit koherent merr përparësinë
themelore.